ISO 22716 Certifikimi i praktikave të mira të prodhimit-GMP

ISO 22716 Certifikimi i praktikave të mira të prodhimit-GMP

ISO 22716 Certifikimi i praktikave të mira të prodhimit-GMP

GMP/ISO 22716 (Praktikat e mira të prodhimit-Good Manufacturing Practices GMP), përmban masa mbrojtëse që mundëson shmangien e kontaminimit apo zvogëlimin e ekspozimit të produktit ndaj burimeve të brendshme dhe të jashtme, e që ka të bëjë me kushtet e brendshme dhe të jashtme të organizimit. Kjo aplikohet në prodhimin dhe distribuimin e produkteve ushqimore ashtu që të ofrojë produkte cilësore  sa i përket përpunimit të lëndëve të para, zhvillimit të produktit, prodhimit, paketimit, magazinimit, zonat e distribuimit që të mos shkaktohet ndërprerje gjatë fazave prodhuese.

ISO 22716 Certifikimi i praktikave të mira të prodhimit-GMP është qasje cilësore në prodhim dhe u mundëson punonjësve të industrisë ushqimore të prodhojnë në mënyrë profesionale produkte të besueshme dhe efektive. Duke marrë parasysh të gjitha aspektet e biznesit, duhet të njihni veçoritë kryesore të kritereve të ndryshme për secilin proces të prodhimit. Hapësira e prodhimit, ambienti, veglat, pajisjet si dhe cilësia e lëndëve të para dhe procesi i prodhimit dhe personeli përcakton besueshmërinë dhe kontrollin e tyre. Industria e barnave, e kozmetikës, ajo medicinale dhe ajo ushqimore, detergjenteve dhe produkteve për pastrim, mbulohen me GMP/ISO 22.716, që zëvendëson "ligjin" e kozmetikës dhe bëhet e pranueshme në këtë industri.

Po ashtu, ky certifikim përbën një varg rregullash, që mund të përdoret edhe në aspektin e përfshirjes së njerëzve dhe kafshëve në prodhimtarinë e produkteve medicinale (farmaceutikë, kozmetikë, etj), dhe kërkohet nga ata që t'iu përmbahen.   

GMP gjithashtu paraqet bazën kryesore sa i përket menaxhimit të cilësisë, personelit, objekteve dhe pajisjeve, dokumentacionit, prodhimit, kontrollit të cilësisë, përpilimin e kontratës, ankesave dhe largimin e produktit si dhe kontrollimin e brendshëm të punës.

Për prodhimet farmaceutike dhe kozmetike në Evropë dhe ato që eksportohen janë të obliguara të jenë sipas praktikave të mira të GMP/ISO 22716- nga viti 2013. Njerëzit nga sektori farmaceutik, i kozmetikës, ai medicinal dhe ushqimor që u nënshtrohen kontrollit, janë të obliguar t'i përmbahen certifikimit.

Për të mbështetur standardin e praktikave të mira të prodhimit GMP, janë publikuar edhe Praktikat e mira të higjienës  (Good Hygiene Practices GHP) si dhe Praktikat e mira të hotelerisë (Good Catering Practices -GCP) të cilat duhet përmbushur.

EtiketimeISO 22716 GMP Good Prodhim Praktikon Certification Praktikat e mira Prodhim certifikatë ISO GMP
Reth Nesh

BKM Ltd. ka filluar veprimtarinë e saj në Stamboll në vitin 2004, dhe përafërsisht pas një viti, ka bartur selinë e vet në Kocaeli. Në vitet e para të saj, ajo ka vepruar në fushat e të drejtave intelektuale dhe industriale, sisteme të menaxhimit, veprimtari të ndryshme për trajnim/mbështetje për certifikimin e produkteve dhe që nga viti 2005... Kliko për më shumë.

Adresa
Zyra Qendrore
Seymen Mah. D130 Karayolu Cad. No:65/2
Başiskele Kocaeli Turkey
+90 (262) 341 44 11
+90 (542) 774 00 41
+90 (262) 341 41 02
info@kingcert.com